Aftermovie i Sunny Hill 2025, çfarë kishte ndodhur vitin e kaluar në festivalin më të madh në vend? NULL NULL 29.06.2026 16:52 29.06.2026 16:52 Nga performancat spektakolare të yjeve botërorë deri te mijëra adhurues që kënduan e vallëzuan nën ritmet e muzikës, Sunny Hill Festival 2025 mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Kosovë. Këto momente janë rikthyer përmes “Aftermovie 2025”, i cili përmbledh atmosferën unike që mbizotëroi gjatë tri netëve të festivalit në Prishtinë. Pamjet sjellin energjinë e skenës kryesore, emocionet e publikut dhe performancat që bënë bashkë artistë ndërkombëtarë dhe emra të njohur të skenës shqiptare. Mes momenteve më të spikatura të edicionit ishte rikthimi i Dua Lipës në festivalin që ajo e themeloi, performanca e Shawn Mendes në Kosovë për herë të parë, si dhe setet elektrizuese të Peggy Gou e Anyma, raporton Telegrafi. Videoja përmbledh jo vetëm koncertet dhe spektaklin vizual të skenave gjigante, por edhe emocionet e mijëra pjesëmarrësve që e kthyen festivalin në një festë të madhe muzike dhe kulture. Dritat, fishekzjarrët, duartrokitjet dhe atmosfera e krijuar në çdo cep të hapësirës së festivalit janë pjesë e kujtimeve që mbeten të gjalla edhe pas përfundimit të tij.