Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pretendime për mungesë e parregullsi me vota, pesë ankesa dorëzohen në PZAP

NULL NULL
29.06.2026 14:51

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pesë ankesa lidhur me pretendimet për parregullsi me numërimin e votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Këto ankesa janë dorëzuar në këtë organ, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të PZAP-së, ankesa janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lista Serbe (Srpska Lista) dhe Nova Demokratska Stranka (NDS).

Dy ankesa janë dorëzuar nga PDK, dy nga NDS dhe një nga Lista Serbe.

Ndryshe, pas PZAp-së, palët do të kenë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme, përpara se KQZ të mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe të hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme