Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sunak: I tronditur dhe i trishtuar kur dëgjova lajmin për Mbretin Charles që është prekur me kancer

NULL NULL
06.02.2024 13:05
Rishi Sunak
Foto: Arkiv

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është prekur kur ka dëgjuar se Mbreti Charles është prekur me kancer.

“Jam i tronditur dhe i trishtuar për këtë”, tha Sunak.

Ai thotë se është mirënjohës që sëmundja u “kap herët” dhe shpreson që monarku të shërohet shpejt.

Nga Pallati Buckingham e kanë bërë të ditur këtë gjë dje duke thënë se nuk është kancer i prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi “trajtimet e rregullta” të hënën.

Pallati Buckingham thotë se Mbreti “mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”.

​ Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij.

Nuk po jepen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit apo një prognozë. Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Mbreti, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit.

Mbreti kishte zgjedhur të bënte publikisht trajtimin e tij të prostatës, me qëllimin për të inkurajuar më shumë burra që të bënin kontrolle të prostatës, tha pallati në atë kohë.

Ai u tha se ishte i kënaqur që kishte rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje, me faqen e internetit të NHS që raportoi një rritje të çështjeve në lidhje me kushtet e prostatës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme