Sulmoi gruan e tij, arrestohet pejani NULL NULL 09.05.2026 09:14 09.05.2026 09:14 Një person në Pejë është arrestuar pasi sulmoi fizikisht gruan e tij. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Pejë 08.05.2026, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK./Klankosova.tv