Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmoi dy gra në mes të ditës, qentë e ndjekin nga pas – i dyshuari u frikësua “për vdekje”

NULL NULL
15.07.2026 13:08

Një grup qensh është bërë protagonist i një ngjarjeje të pazakontë në Australi, pasi ndoqi një burrë i cili dyshohet se tentoi të sulmonte seksualisht dy gra në rrugë.

Momenti është kapur nga kamerat, ku shihet burri duke ikur me vrap dhe duke bërtitur, ndërsa tetë qen e ndiqnin nga pas.

Ngjarja ndodhi në Melburn, pasi qentë reaguan kur burri dyshohet se tentoi të sulmonte dy gra në mes të ditës. Gratë po shëtisnin qentë e tyre së bashku, kur një burrë i paidentifikuar doli nga disa shkurre dhe tentoi ta tërhiqte njërën prej tyre, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Ajo arriti të largohej, por më pas burri dyshohet se iu kthye shoqes së saj. Në atë moment, qentë ndërhynë dhe e ndoqën agresorin e dyshuar.

Pamjet tregojnë burrin duke vrapuar në një zonë betoni pranë përroit Gardiners Creek, në lagjen Kooyong të Melburnit, ndërsa disa qen, të mëdhenj dhe të vegjël, shihen pas tij duke e ndjekur.

Policia e Viktorias ka konfirmuar se po heton një tentativë sulmi seksual të raportuar rreth orës 11:30 të së martës, më 14 korrik.

Sipas policisë, qentë që ndoqën burrin i përkisnin viktimave të dyshuara.

“Qentë e viktimave më pas e ndoqën mashkullin deri në një tunel aty pranë, nën autostradën Monash”, tha policia në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme