Sulmohet një gjykatë në Stamboll, dy të vdekur e gjashtë të plagosur NULL NULL 06.02.2024 11:57 06.02.2024 11:57 Sulm në një gjykatë në Stamboll, dy të vrarë e gjashtë të plagosur, Foto: Euronews Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një tentim sulmi që ka ndodhur të martën pranë një gjykate në Stamboll. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. Burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46, shkroi ai në rrjetet sociale. Në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë. “I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, ai. Ministri i Brendshëm, sulmuesit i identifikoi si anëtarë të Frontit Revolucionar për Çlirim, ose DHKP/C – grupi i cili nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste. Kjo ngjarja ndodhi në njëvjetorin e tërmetit vdekjeprurës, ku vdiqën mijëra persona. Siç raportohet, organizata DHKP/C ka qenë kryesisht joaktive në vjetët e fundit. Në mars të vitit 2015, ky grup kishte marrë peng një prokuror duke kërkuar llogari për vrasjen e një adoleshenti nga policia, gjatë protestave antiqeveritare. Në atë rast, dy persona të armatosur vdiqën pasi policia hyri në ndërtesë, dhe prokurori vdiq më vonë si pasojë e plagëve, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm kamikaz me bombë në shkurt të vitit 2013, në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, ku një roje e sigurisë u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën. Muajin e kaluar, një burrë u qëllua dhe u vra në një kishë të Stambollit në një sulm që u mor përsipër nga grupi militant, Shteti Islamik (IS). Dy burra u arrestuan më vonë si të dyshuar për vrasjen e Tuncer Cihan, 52 vjeç, më 28 janar në kishën Santa Maria në lagjen Buyukdere. Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të dyshuar të ISIS-it, gjithashtu, u arrestuan