Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev NULL NULL 20.12.2024 16:53 20.12.2024 16:53 Foto nga Reuters Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev është sulmuar nga forcat ruse. Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, e cila e ka dënuar fuqishëm këtë akt, transmeton Klankosova.tv. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dënon fuqishëm sulmin raketor të Rusisë në Kiev”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie. Sakaq, në këtë deklaratë u bë e ditur se asnjë personel i ambasadës nuk u lëndua, ndonëse ka pasur dëme të mëdha.