Sulmi rus dëmtoi edhe ambasadën e Malit të Zi në Ukrainë NULL NULL 20.12.2024 19:27 20.12.2024 19:27 Zyrtarët ukrainas thanë se Moska kishte nisur një sulm të ri në Kiev. Foto: Reuters Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi rus me raketa në Kiev, ka dëmtuar edhe ambasadën e Malit të Zi. Më herët u raportua se të njëjtin fat pati edhe ajo e Shqipërisë, dhe e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se sulmi i Rusisë në kryeqytet kishte prekur gjithashtu edhe ambasadën e Palestinës, Argjentinës dhe Portugalisë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Pas kësaj ngjarjeje Rusia tha se gjashtë persona janë vrarë, përfshirë një fëmijë, në një sulm ukrainas në rajonin e Kurskut. Guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut, Alexander Khinshtein tha se përveç të vrarëve, disa u dërguan në spital pas sulmit në qytetin e Rylsk.