S’pati kuorum, dështon zgjedhja e kryesuesit të ri të KGjK-së NULL NULL 02.04.2026 10:14 02.04.2026 10:14 Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar të zgjedh kryesuesin e ri të saj. Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, e cila ka përcjell nga afër këtë ngjarje, transmeton Klankosova.tv. Sipas Latifit, zgjedhja e kryesuesit të ri të KGjK-së dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. “Ju njoftojmë se mbledhja e 365-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit. Për datën e mbledhjes së radhës do të njoftoheni me kohë”, u tha ndër të tjera nga KGjK-ja.