Spanja raporton numrin më të ulët të vdekjeve në 17 ditët e fundit NULL NULL 10.04.2020 15:32 10.04.2020 15:32 Spanja ka raportuar 605 vdekje të reja nga koronavirusi, që është shifra më e ulët që është regjistruar që nga 23 marsi. 605 vdekjet e reja e kanë çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Spanjë në 15,843, derisa rritja e rasteve të reja me koronavirus për 4576 ka bërë që numri i përgjithshëm i rasteve të shkojë në 157,022. Në ndërkohë, në botë tashmë janë mbi 1.6 milionë raste të konfirmuara me Covid-19, derisa janë shënuar afër 100,000 vdekje. Më shumë se 361,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në gjithë botën.