Tryeza e diskutimit: A po konsiderohet gazi si burim i energjisë? (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 12:22 02.07.2026 12:22 Në tryezën me temë “Gazi si burim i energjisë”, që u mbajt sot u tha se çështja e gazit amerikan nuk duhet parë vetëm si çështje teknike, por edhe si çështje e sigurisë, pra si çështje strategjike për vendin. Po ashtu, u përmendën, siç raportoi gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, edhe bizneset që kanë nevojë, mbi të gjitha, për një furnizim më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe me çmime më të përballueshme, gjë që mund ta sjellë gazi amerikan. “Aty u theksua se nuk ka nevojë të ketë vetëm një burim të energjisë, por duhet të ketë edhe më shumë burime dhe alternativa të tjera të energjisë. Sa i përket gazit të lëngshëm natyror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u tha se ai ka veti pozitive që mund t’i sjellin përfitime vendit, pra shtetit të Kosovës”, tha mes tjerash gazetarja Gashi. Ndiqni detajet e plota në kronikën vijuese: