U kafshua nga gjarpri, por nuk gjeti kundërhelm në Prishtinë, qytetari rrëfen rastin (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 13:39 02.07.2026 13:39 Një qytetar ka rrëfyer një rast të një personi të kafshuar nga gjarpri, për të cilin thotë se në atë kohë nuk ka pasur kundërhelm në Prishtinë. Në emisionin “Fol me Arin”, ai ka treguar se rasti ka ndodhur vite më parë dhe se personi i prekur fillimisht nuk ka arritur të marrë trajtim të menjëhershëm në kryeqytet. “Para 10-12 vjetësh kanë ndodhur dy raste të kafshimit nga gjarpri dhe nuk ka pasur kundërhelm. Ka shpëtuar, falë Zotit. Ka shkuar në Graçanicë, por aty i kanë thënë se nuk ka më kundërhelm dhe e kanë udhëzuar për Mitrovicë”, ka rrëfyer ai. Ai tregoi edhe një rast të dytë të ngjajshëm. Ndiqni rrëfimin e plotë: