Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klani me detaje nga plagosja e katërfishtë në Podujevë

NULL NULL
02.07.2026 15:19

Katër persona janë plagosur sot në Podujevë pas një sulmi me armë, dhe ekipi i Klan Kosovës ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gazetarja Qëndresë Tërshani raportoi se si kishte ndodhur rasti, teksa ende nuk dihen motivet.

“Nuk dihet tamam shkaku, por është parë dhe kemi komunikuar gjithashtu edhe me personat që kanë qenë këtu në vendngjarje, se si ka ndodhur pak a shumë rasti, pra, këtu pikërisht në shesh, kemi folur me persona që kanë qenë në vendngjarje, aty po shihet një bidon me ujë, një këpucë dhe disa mjete të tjera të cilat janë shfrytëzuar për t’u dhënë ndihmë të plagosurve, e që sipas QKUK-së, janë katër”, raporton gazetarja e Klanit, Qëndresë Tërshani.

“Nga pamjet e publikuara deri tash që janë siguruar normalisht nga qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të shumtë të këtij rasti pasi ka ndodhur pikërisht në shesh ku numri i qytetarëve që edhe tash po qarkullojnë është i madh, përjashtim kësaj pjese të rrethuar me shirita të policisë”.

“Policia dhe Prokuroria kanë qenë fjalëpak sa i përket kësaj çështjeje, duke qenë se rasti është nën hetim”.

 

lajme të ngjashme