Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre NULL NULL 02.07.2026 14:50 02.07.2026 14:50 Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klan Kosova se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore. Derisa, gjendja e tyre është e rëndë por stabile. “Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klan Kosova. Më herët Policia e Kosovës për Klankosova.tv raportoi se të plagosur janë tre persona. Tre të plagosur nga të shtënat në qendër të Podujevës