Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të plagosur nga të shtënat në qendër të Podujevës

NULL NULL
02.07.2026 14:21

Të shtëna armësh kanë ndodhur rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se tre persona janë plagosur.

Ai njoftoi gjithashtu se aktualisht njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes./Klankosova.tv

lajme të ngjashme