Daja me nipa të përfshirë në plagosjen në Llap NULL NULL 02.07.2026 16:07 02.07.2026 16:07 Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës. Klan Kosova mëson se tre nga të plagosurit janë: F. Zejnullahu ( rreth 36 vjeç), A. Xhemajli, dhe A.Islami (25 vjeç). Sipas burimeve të Klanit, të plagosur dyshohet se janë daja me nipër. Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri është kalimtar i rastit. “Kishin lidhje familjare”, policia del me detaje të reja për rastin në Podujevë (VIDEO) Këta janë të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë