Digjen dy automjete, njëra në Korçë e tjetra në Vlorë NULL NULL 02.07.2026 17:30 02.07.2026 17:30 Dy automjete janë përfshirë nga flakët, njëra në Korçë e tjetra në Vlorë. Në të dyjat rastet, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe forcat policore, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjetet janë shkrumbuar pothuajse plotësisht. Për rastin e veturës në Vlorë, paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij. Ndërkaq, pak minuta më parë, një tjetër makinë ishte djegur në Korçë. Shoferi ndodhej në një dyqan aty pranë, kur mjeti u përfshi nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve, mjeti u dogj plotësisht dhe dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimtë.