Ministri Muja dha urdhër për inspektim pa asnjë paralajmërim në qumështoren “Vita” NULL NULL 02.07.2026 18:35 02.07.2026 18:35 Zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim pa paralajmërim në qumështoren “Vita”. Sot 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim pa paralajmërim në qumështoren “Vita”, raporton Paparaci, transmeton Klankosova.tv. AUVK-ja ia ka mësyrë qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut. Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit. “Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit, vendimi është që të bëhet inspektimi pa paralajmërim, sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, ka thënë ai.