“Kishin lidhje familjare”, policia del me detaje të reja për rastin në Podujevë (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 16:04 02.07.2026 16:04 Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në sheshin e Podujevës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri është kalimtar i rastit. “Rreth orës 14:00 stacioni policor i Podujevës ka marrë informacion se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit janë të plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident dhe një kalimtar i rastit, i cili për fat të mirë ka lëndime të lehta trupore”, tha ai. Lidhur me motivin e ngjarjes, ai tha se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk mund të jepen përfundime, mirë tha se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare. “Për motivin nuk mund të them sigurt, sepse jemi në fazën e parë të hetimeve. Po kanë lidhje familje dhe problemet janë familjare dhe ky mund të jetë motivi, por saktësisht për motivin nuk mund të themi ende asgjë”, deklaroi Shabani. Shabani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe një zyrtar policor, i cili ishte i veshur me rroba civile. “Zyrtari policor ka qenë në rroba civile është hetues i stacionit policor të Podujevës dhe ka qenë në detyrë zyrtare dhe ka intervenuar dhe ka ndikuar që të parandalohet ndoshta edhe ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, tha ai./Klankosova.tv