Aksion policor në Gjakovë: Arrestohet “dileri” që s’u paraqit për vuajtje të dënimit NULL NULL 02.07.2026 16:45 02.07.2026 16:45 Policia e Kosovës Gjatë ditës së sotme, Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, ka realizuar një aksion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë të gjykatës. Personi i arrestuar, S.LL, sipas njoftimit të policisë, ishte dënuar me dy vite burgim për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, transmeton Klankosova.tv. “Meqenëse i dënuari nuk e kishte respektuar urdhëresën për t’u paraqitur për ta vuajtur dënimin, me kërkesë të gjykatës, zyrtarët policorë kanë zhvilluar një punë intensive operative dhe hetimore. Si rezultat, ata kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë personin, i cili tashmë është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin korrektues përkatës”, thuhet në njoftim.