Lituania pranon të heqë ndalimin kushtetues për armët bërthamore NULL NULL 02.07.2026 12:30 02.07.2026 12:30 Lituania pranon të heqë ndalimin kushtetues për armët bërthamore Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha të enjten se partitë parlamentare kishin rënë dakord për një plan për të hequr një dispozitë kushtetuese që ndalon armët bërthamore në tokën lituaneze. “Situata gjeopolitike po përkeqësohet. Kushtetuta jonë u shkrua kur rrethanat gjeopolitike ishin krejtësisht të ndryshme”, tha ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Nauseda tha se nuk kishte plane të menjëhershme për të ruajtur armë bërthamore në Lituani, por heqja e dispozitës do të siguronte që vendi të mos kufizohej nëse rrethanat e sigurisë ndryshonin në të ardhmen.