20 vjet IPK: Organizim ceremonial për arritjet dhe sfidat ndër vite (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 12:32 02.07.2026 12:32 Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë qendrore me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit. Me një program të pasur artistik, të shoqëruar me interpretime të muzikës popullore, në ceremoni u vlerësua puna dhe roli i IPK-së në mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, si dhe u diskutua për sfidat, të arriturat dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë gjatë dy dekadave të funksionimit të institucionit, raportoi gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj. Gjatë aktivitetit u shfaq edhe dokumentari “Kush i ruan rojet – 20 vjet IPK”, i cili pasqyron zhvillimin, sfidat dhe arritjet e Inspektoratit Policor të Kosovës që nga themelimi i tij. Në kuadër të ceremonisë u ndanë gjithashtu mirënjohje dhe medalje për zyrtarët e gjeneratës së parë të Inspektoratit Policor të Kosovës. Për ta gjitha detajet, ndiqeni videon e mëposhtme: