Tre të plagosurit në Podujevë dërgohen në QKUK për trajtim NULL NULL 02.07.2026 14:28 02.07.2026 14:28 Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Podujevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv Tre të plagosur nga të shtënat në qendër të Podujevës