Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket NULL NULL 02.07.2026 11:54 02.07.2026 11:54 Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, raporton Klankosova.tv Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për këtë ballafaqim, janë në shitje fizikisht edhe në Fan Shop të KB Bashkimi në Prizren. Përballja do të transmetohet në platformën më të madhe televizive, Artmotion, kanali Sport1. /Klankosova.tv