Sot varroset Navalny, dy javë pas vdekjes së tij NULL NULL 01.03.2024 08:36 01.03.2024 08:36 Opozitari rus, Alexei Navalny Familja, miqtë dhe mbështetësit e Alexei Navalny do t’i japin lamtumirën e fundit liderit të ndjerë të opozitës në funeralin e tij sot në Moskë. Sipas ekipit të tij, disa vende në qytet refuzuan të mbanin shërbimin përpara se t’u jepej përfundimisht leja nga një kishë në juglindje të kryeqytetit, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Policia vendosi barriera pranë Kishës së Ikonës së Nënës së Zotit, ku ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet para varrosjes së tij në varrezat e afërta Borisovskoye. E veja e Navalny, Yulia Navalnaya ngriti frikën në fillim të kësaj jave se Vladimir Putin do të urdhëronte arrestime në funeralin e burrit të saj. Nëna e kritikut të shquar të Kremlinit kishte luftuar me autoritetet për ditë të tëra për lirimin e trupit të tij pas vdekjes së tij ndërsa ishte i burgosur në koloninë penale të ‘Ujkut Polar’ në veri të Rrethit Arktik. Zyrtarët rusë nuk e kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes. Vendet perëndimore e konsiderojnë Putinin përgjegjës – Kremlini e ka mohuar këtë. Nuk është e qartë se kush do të marrë pjesë sot në funeralin e Navalnyt, pasi një nga aleatët e tij tha se të afërmit e tij po i nënshtrohej presionit për të bërë një “funeral të qetë familjar”. Sipas zëdhënëses së tij, shërbimi i varrimit do të fillojë në orën 14:00 me orën lokale.