Sot temperaturat tipike pranverore deri në 18 gradë Celsius NULL NULL 05.04.2026 07:05 05.04.2026 07:05 Sot temperaturat e ditës pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas IHMK-së, nga dita e sotme pritet të ketë përmirësim i kushteve meteorologjike. “Moti parashihet me vranësira të shpërndara dhe me diell”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 e deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 15 e deri në 18 gradë. “Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri në mesatare”, thuhet në ndër të tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv.