Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtufi: LDK po duron divergjencat, është partia e vetme me demokraci të brendshme (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2026 21:26

Opinionisti Pal Shtufi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas mospajtimeve dhe pakënaqësive në disa degë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Shtufi ka thënë se LDK-ja rrezikon ta ketë çarjen e tretë, duke përmendur dy të parat që kanë ndodhur më parë, njëra në vitin 2006, e tjetra më 2020.

Por, lidhur me zhvillimet aktuale, Shtufi ka thënë se kësaj radhe LDK-ja e ka problem të rikuperojë radhët e veta, për shkak të siç ka thënë, mospajtimeve të theksuara.

“Është shumë vështirë të rikuperohet kjo situatë. Antagonizmat po rriten. LDK është duke duruar divergjencat brenda vetes, në fund të fundit është partia e vetme me demokraci të brendshme të pashembullt. Kjo e fundit po tregon që LDK-ja nuk po e duron, nuk po mundet me kap atë anën tjetër të mirë të fraksionit.”, ka thënë ai.

Shtufi ka shtuar se gjatë fushatës zgjedhore disa prej strukturave ishin bashkuar, megjithëse ishin të ndryshëm në qëndrime.

Lidhur me votat në zgjedhjet e 7 qershorit, Shtufi ka thënë se nuk mund të flitet për sabotazh brenda disa degëve, por për abstenim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme