Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B NULL NULL 24.06.2026 22:56 24.06.2026 22:56 Zvicra ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kanadasë. Helvetikët arritën të mposhtin një nga vendet nikoqire të Kupës së Botës me rezultat 2-1, raporton klankosova.tv. Vargas në minutën e 46-të dhe Manzambi në minutën e 57-të realizuan për fitoren e Zvicrës, kurse për Kanadanë golin e vetëm e realizoi Promise David. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja dhe Hercegovina mposhti Katarin me rezultat 3-1. Në grupin B, Zvicra kalon tutje si lidere, Kanadaja shkon tutje nga vendi i dytë, kurse Bosnja dhe Hercegovina pritet të kaloj grupin nga vendi i tretë me katër pikë.