Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova shkatërron Andorën dhe siguron gjysmëfinalen e Evropianit në Pejë

NULL NULL
24.06.2026 21:31

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla.

Vashat kosovare triumfuan bindshëm ndaj Andorës me rezultat 85:39, në një sfidë ku dominuan nga fillimi deri në fund, pa i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Më e dalluara te Kosova ishte Agnesa Rrahmani me 16 pikë, ndërsa Malvina Haziri shtoi 15 pikë dhe Astera Tuhina kontribuoi me 13 të tjera.

Me këtë fitore të thellë, Kosova ka siguruar tashmë një vend në gjysmëfinale, ndërsa mbetet të mësohet kundërshtari që do ta sfidojë në fazën eliminatore.

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla po zhvillohet në qytetin e Pejës./Klankosova.tv

lajme të ngjashme