Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë në Kavajë, 76-vjeçari vret me thikë vëllanë e tij

NULL NULL
24.06.2026 21:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës.

Një i moshuar ka vrarë me thikë vëllain e tij.

Për rastin ka njoftuar Policia e Shqipërisë, duke dhënë detaje se si ka ndodhur ky krim i rëndë.

“Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.

Pas rastit, i dyshuari është arrestuar nga policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, sipas njoftimit, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. /Klankosoav.tv

lajme të ngjashme