Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvillimet brenda LDK-së, Thaçi: Mungesë angazhimi dhe mospërfshirje nëpër degë (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2026 22:09

Gazetarja Ardiana Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për dinamikat e brendshme.

Sipas Thaçit, ajo nuk beson se në LDK ekziston një synim real për ndarje, por u ndal te gara dhe pozicionimi brenda partisë, duke vlerësuar se fokusi kryesor i zhvillimeve duket të jetë marrja e drejtimit të LDK-së dhe organizimi i zgjedhjeve të reja të brendshme.

 “Unë në fakt nuk besoj që duan me e nda dikënd, sepse e dinë historikisht që çdokush që është nda ka përfunduar aty ku ka përfunduar. Çdo parti politike ka qëndruar të paktën aty ku është. Fraksionet që janë krijuar, partitë e reja sot më nuk ekzistojnë. Unë mendoj më shumë në ata që kanë synim me e marrë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, normalisht me bë zgjedhje të reja”, tha ajo.

Duke folur për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Thaçi tha se ai ka bërë një hap të rëndësishëm duke u vendosur në një rol më përfshirës dhe duke vepruar, sipas saj, në funksion të rritjes së partisë edhe përmes listave zgjedhore.

“Pse mendoj që z.Abdixhiku këto zgjedhje nuk mund ta lë fajtor është për faktin që unë mendoj që z.Abdixhiku ka bërë një hap tutje, duke e anashkaluar veten, sepse me ia lënë dikujt pozitën numër një në listën zgjedhore vetëm e vetëm me një qëllim, që me e rrit partinë në të cilën është, mendoj që është një veprim përtej vetes që e bën secili politikan”, deklaroi ajo.

Thaçi përmendi edhe mundësinë e mungesës së angazhimit të plotë në disa degë të partisë, duke e cilësuar këtë si mospjesëmarrje dhe mosangazhim të mjaftueshëm në terren.

“Por, në këto zgjedhje ka qenë më unitar, më i thjeshtë edhe për publikun, më gjithëpërfshirës edhe për publikun, edhe për gjithçka tjetër. A mendoj që ka pasur sabotazh nëpër degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës? Ndoshta jo sabotazh klasik, që me u thënë njerëzve mos votoni, po thjesht mos me marrë pjesë nëpër tubime, mos me u angazhu që me i fitu zgjedhjet. Mendoj që ka pas.  Nuk është sabotazh, por është mospjesëmarrje, mospërfshirje, mosinteresim, që thjesht me e rrit votën”, u shpreh Thaçi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme