Pas vdekjes së Shehrije Balajt, çdo procedurë u mbyll (VIDEO) NULL NULL 24.06.2026 23:12 24.06.2026 23:12 Pse nuk u njoh Shehrije Balaj në kohën kur ajo vetë deshi që zëri i saj të dëgjohej? Një pyetje që mbetet pa një përgjigje të qartë publike. “E para është nana jeme që ka folë po çka me bë bre motër… Pyetje: A ndihesh krenar për nanën që e ke pasë? “Ndihna krenar shumë, se jo pak”, tregon nën lot Haxhi Balaj, djali i Shehrijes. Dy vjet pas vdekjes së Shehrije Balaj, emri i saj u përmend edhe në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Me rastin e shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, në vitin 2020, deputeti Veton Berisha mbajti një fjalim me moton “Ma kthe dritën”. Në fjalën e tij, ai ndaloi veçanërisht te rasti i Shehrije Balajt nga Bllagajë, duke e përmendur atë si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe si një grua që i përkiste komunitetit egjiptian. Përmes rrëfimit të saj, Berisha ngriti zërin për vuajtjet e të mbijetuarave të luftës, por edhe për nevojën që historia e tyre të mos harrohet. Sipas drejtoreshës së organizatës “Medica Gjakova”, Mirlinda Sada, lajmin për rastin e Shehrije Balaj e kanë mësuar përmes mediave, pasi ajo tashmë kishte ndërruar jetë. Ajo thotë se vetëm pas publikimeve mediatike janë informuar më gjerësisht për historinë e saj dhe për rrugëtimin e gjatë të një gruaje që kishte jetuar me pasojat e luftës deri në fund të jetës. “Më vjen shumë keq sepse zonja nuk e ka arritë atë çfarë ka kërku/ zonja Shehrije nuk ka qenë anëtare e Medika Gjakovë edhe rastin e saj ne e kemi dëgju përmes medieve dhe nëse pastaj kemi deshtë me u interesu me shikua çka mundemi me ndihmu për rastin, mirë po kemi kuptu që ka ndërru jetë edhe ka qenë shumë vonë për ne, si organizatë, me ofru ndihmë”, deklaroi Mirlinda sada, Drejtoreshë e Medica Gjakova. Një nga organizatat më të mëdha që ka mision identifikimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), nuk ka arritur ta identifikojë Shehrije Balaj. Kjo ndodhi edhe pse ajo më vonë u bë pjesë e një procesi gjyqësor në Beograd, ku dëshmoi për përjetimet e saj gjatë luftës. Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, ajo nuk figuroi në listat e identifikimit zyrtar të organizatave vendore gjatë jetës së saj. “Rasti i zonjës Shehrije Balaj, nga komuna e Pejës, ka qenë një rast i njohur për të gjithë ne në atë rrethinë, për faktin se ajo është e mbijetuar e parë që ka dalë në publik dhe ka dekalru për përjetimet e sajë të cilat janë bërë nga forcat serbe. Shehrije Balaj, i ka taku komunitetit Egjiptian, një zonjë shumë e nderuar e një fshati aty afër ku unë jetoj, e cila me shumë vështirësi ka mbajtë familjen dhe ka arritë të mbijetoj me mënyrat e saj. Sigurisht që rasti që i ka ndodhë, ja ka vështirësu më tepër jetën dhe familja që nga atëherë nuk jeton në kushte të mira. Fati ka deshtë që Shehrije Balaj me vdekë pa e marrë një status të merituar nga shteti jonë. Çuditërisht Shehrija ka qenë e mbijetuara e parë e cila ka dalë në publik, edhe çuditërisht institucionet e vendit tonë nuk e kanë ditë, ose kanë heshtë përballë sajë, ose nuk kanë dashtë me dit, ose e kanë mbyllë si rast. Nuk kanë deshtë me identifiku si rasti i parë. Për mu, edhe në kuvendin e Kosovës, siç e dini, kam pasë fjalimin tim, 5 vite më parë, ku unë në një seancë solemne për të mbijetuarat e dhunës seksuale, e kam marrë të drejtën dhe për herë të parë e kam paraqitë në Kuvendin e Kosovës, me datat që unë i kam prezentu, ka dalë që Shehrija ka qenë e mbijetuara e parë që ka dalë në publik, ka dalë dhe ka dëshmu, përjetimet e saja gjatë asaj kohe. Edhe falë asaj dshmije e cila ëhstë bërë në kushte shumë të vështira, pra Shehrija ka dalë në publik, ka shku në gjykatën e Serbisë, ka dëshmu për përjetimet e saja, dhe falë asaj deklarate në vendimin e parë të gjykatës ka dënime me bi 20 vjet dhe këto dënime kanë qenë falë edhe deklaratë ssë sajë. Si rast edhe nga organizatat të cilat janë marrë, me identifikimin e këtyre rasteve dhe mbështetjen e këtyre, do të duhej që vërtetë kjo të identifikohej dhe normalisht, përmes tyre të kishte dorë edhe shteti. Unë po ju konfirmoj që Shehrija ka vdekë pa një ndihmë të shtetit, e pa e paë një mbështetje sociale, dhe ka vdekë në kushte shumë të rënda ekonomike, me një hsëndet tepër të dobët dhe pa asnjë mbështetje prej shtetit për një periudhë të gjatë kohore. Normalisht që kjo, më ka bë me u ndi jo mirë, jo përshtatshëm, për faktin q ëpo flasim për një të dhunuar nga forcat serbe, nga Cakajt pra më saktësisht, një e cila i ka taku komunitetit egjiptian, cila ka dëshmu, por në punët tona, ose në shtetin tonë, ajo ka qenë e pa njohur, kjo më bën me u ndi tepër keq sepse gjykimi ka qenë publik, njerëzit janë dënu në publik, Shehrija ka dëshmu publikisht dhe asnjëherë nuk është arritë me u përmend nga askush”, deklaroi Veton Berisha, Deputet i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, për emisionin MAT në Klan Kosova. Emisioni “MAT” në Klan Kosova ka kërkuar të dijë nëse organizata Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), e udhëhequr nga Feride Rushiti, ka qenë në dijeni për rastin e Shehrije Balaj dhe cilat veprime janë ndërmarrë në raport me të. Në përgjigjen e tyre përmes postës elektronike, nga KRCT është bërë e ditur se dhënia e detajeve për raste individuale është e ndaluar me ligj, duke u thirrur në rregullat e konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave të të mbijetuarave. “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, parimet e punës sonë dhe standardet e konfidencialitetit që zbatohen në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, organizata jonë nuk ndan informata lidhur me trajtimin e rasteve individuale. Mbrojtja e privatësisë dhe dinjitetit të të mbijetuarve mbetet prioritet i yni në çdo rrethanë”, është përgjigjur Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, përmes postës elektrinike. Por, rasti i zonjës Shekrije Balaj, nuk u konsiderua konfidencial nga kjo organizatë, kur në vitin 2019, një medie kishte raportuar për rastin e sajë në formë të shkruar dhe në faqen zyratare në rrjete sociale, kjo organizate e ka shpërndarë lajmin me mbishkrimin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” “Shehrije Balaj është një nga 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por që vuajtja / përjetimi i saj nuk u njoh”, kishte shkruar kjo organizatë, ndër të tjera në njoftimin që kishin bërë në faqen e tyre zyrtare në rrjete sociale.