Rrahje në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK NULL NULL 25.06.2026 01:03 25.06.2026 01:03 Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik tetë persona kanë përfunduar në spital. Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje. Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, bën të ditur se ata janë dërguar në Qendren Emergjente të QKUK-së. “Tetë persona të lënduar nga Lipjani, si pasojë e një konflikti fizik, janë sjellë në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në observim në QKUK, ku pritet t’u përsëriten disa ekzaminime. Të lënduarit e tjerë, pas trajtimit të marrë, janë liruar në përcjellje të policisë”, bën të ditur ky burim brenda Qendres Emergjente, njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv.