Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ka qetësi në Shqipëri, plagoset një person në Durrës

NULL NULL
24.06.2026 23:21

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Sukth të Durrësit.

Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i plagosur një person, teksa ende nuk dihen detajet apo shfaqet se si ka ndodhur kjo ngjarje.

Kjo  është ngjarja e dytë e rëndë e raportuar mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Durrësit.

Më herët, në fshatin Agonas të Kavajës, një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht.

Sipas policisë, 76-vjeçari me inicialet M.Rr, dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij, E.Rr., 74-vjeçar, teksa ndodheshin në një arë. /A2Cnn

lajme të ngjashme