Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës NULL NULL 04.03.2025 08:31 04.03.2025 08:31 Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Tërheqja e këtij shorti pritet të bëhet me fillim nga ora 13:00. Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje./KP