Sot fillon EuroBasket 2015 NULL NULL 05.09.2015 14:08 05.09.2015 14:08 Këtë të shtunë fillon edhe zyrtarisht kampionati evropian i basketbollit, EuroBasket 2015. Me rastin e fillimit të kësaj gare, Presidenti i FIBA-së, Turgay Demirel iu ka uruar fat të gjithë skuadrave pjesëmarrëse dhe ka falënderuar ata që kanë kontribuuar në organizmin e saj. Faza e grupeve të kësaj gare do të mbahet nga data 5-10 shtator, kurse vendet mikpritëse do të jenë, Gjermania, Franca, Lituania dhe Kroacia, transmeton Klan Kosova. Këto janë grupet e EuroBasket 2015: Grupi A: Franca, Finlanda, Bosnia dhe Hercegovina, Polonia, Izraeli dhe Rusia. Grupi B: Gjermania, Spanja, Serbia, Turqia, Italia dhe Islanda. Grupi C: Sllovenia, Kroacia, Greqia, Maqedonia Gjeorgjia dhe Holanda. Grupi D: Lituania, Ukraina, Lituania, Belgjika, Republika e Çekisë dhe Estonia. Kurse ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Republikës së CCekisë dhe Estonisë me fillim nga ora 14:30.