Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE NULL NULL 07.07.2026 10:48 07.07.2026 10:48 Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën. Presidenca në një njoftim thekson se Haxhiu e falënderoi Terras për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Ajo theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave. Sipas saj, Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim. U.D. Presidentja Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare?. U.D. Presidentja foli edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë. Ajo theksoi se procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët”, thuhet në njoftimin për takim, transmeton Klankosova.tv.