Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj për Betejën e Morinës: Kapitull i ri në historinë e luftës çlirimtare në Dukagjin

NULL NULL
07.07.2026 11:37
Haradinaj për Betejën e Morinës: Kapitull i ri në historinë e luftës çlirimtare në Dukagjin
Haradinaj për Betejën e Morinës: Kapitull i ri në historinë e luftës çlirimtare në Dukagjin

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Morinës, e cila u zhvillua më 7 korrik 1998, duke e cilësuar atë si një kapitull të ri në historinë e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë ka nderuar kujtimin e të rënëve në këtë betejë.

Sot, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, nderuam kujtimin për trimat që u përjetësuan atë ditë: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli.

Në përvjetorin e rënies, nderuam gjithashtu kujtimin për dëshmorin Agim Mazrekaj. Ai ishte luftëtar i dalluar, i vendosur dhe gjithmonë i gatshëm për betejë dhe për çdo detyrë ushtarake.

Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për rrjedhën e luftës, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar më tej idealin e shenjtë të lirisë.

Nderim i përjetshëm për luftëtarët e lirisë”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme