Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punëtorët e ‘Prishtina Parking’ paralajmërojnë për vazhdim të protestave nëse nuk iu dalin pagat

NULL NULL
07.07.2026 12:14

Kohën se patën të kufizuar, megjithatë për çdo orë e deshtë të paguanin shtesë.

E kjo rregullore e cila vlen për parkingjet të cilat menaxhohen nga ndërmarrja publike ‘Prishtina Parking’, nuk vlejti sot për qytetarët të cilët ia mësynë parkingjeve të hapura, pasi punëtorët e kësaj ndërmarrje sot e kanë bojkotuar punën, transmeton Klankosova.tv.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, këta punonjës protestuan sot për të kërkuar pagat që ende nuk iu kanë ekzekutuar.

“Ata kërkuan ekzekutimin e menjëhershëm të pagave, pasi sipas tyre, kjo po iu shkakton vështirësi financiare. Ata theksuan se me ligj e kanë të presin deri më 5 korrik, të njëjti thanë se pritën deri më sot, por nuk ka pasur ekzekutim, andaj dhe janë detyruar që të ndërmarrin këso hapa, ku paralajmëruan se nuk do të jenë të fundit, nëse pagat nuk ekzekutohen deri sot pasdite”, u shpreh Bajrami.

lajme të ngjashme