Trump mbërrin në Turqi për samitin e NATO-s NULL NULL 07.07.2026 13:05 07.07.2026 13:05 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbërritur në Turqi për të qenë pjesë e samitit të NATO-s, që po mbahet në Ankara. Aeroplani i Trumpit ka aterruar në kryeqytetin turk pas një fluturimi natën nga Uashingtoni. Kjo ishte dalja e parë e aeroplanit në një udhëtim presidencial jashtë shtetit. Trump pritet të përshëndesë presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në aeroport, përpara se të niset për takime dypalëshe në kompleksin presidencial. /Klankosova.tv