Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gaxherri: Pa marrëdhënie të forta me ShBA-në dhe BE-në, Kosova nuk mund të sigurojë investime

NULL NULL
07.07.2026 13:29

Opinionisti, Ardian Gaxherri, në emisionin “Kosova Today” ka theksuar rëndësinë e politikës së jashtme për zhvillimin e Kosovës, duke vlerësuar se presidenti i vendit duhet të jetë figurë me kredibilitet, vizion dhe guxim.

Sipas tij, presidenti është udhëheqësi i politikës së jashtme dhe që sipas tij, suksesi në këtë fushë ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e brendshëm të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti është udhëheqësi i politikës së jashtme. Ne pa një politikë të jashtme të fortë nuk kemi zhvillim të brendshëm, duhet të jemi aq të vetëdijshëm sa ta kuptojmë këtë. Në qoftë se ne nuk dimë me pasë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ne s’kemi me pasë investime në Kosovë. Pa investime Kosova nuk bëhet, kaq”, u shpreh Gaxherri.

Ai shtoi se vendit i nevojitet një president që gëzon besueshmëri në arenën ndërkombëtare dhe që është i aftë të ndërtojë e forcojë partneritetet strategjike.

lajme të ngjashme