Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

NULL NULL
07.07.2026 14:04
E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka thënë se e ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por sipas tij anëtarësimi kërkon reforma.

Komentet, eurodeputeti i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën X pas takimeve që i pati gjatë qëndrimit në Kosovë.

Përshëndetje nga Prishtina! Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën”.

Diskutuam për politikën e Kosovës dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma. Po punojmë për këtë”, deklaroi Terras, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme