Trumpi takon Erdoganin në Turqi, Brahaj: Pritje perfekte, si me qenë dy vëllezër (VIDEO) NULL NULL 07.07.2026 14:06 07.07.2026 14:06 Udhëheqësit e 32 vendeve të NATO-s u mblodhën në Ankara për një samit që pritet të përcaktojë drejtimin e Aleancës në vitet e ardhshme. Në qendër të diskutimeve do të jetë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, lufta në Ukrainë, tensionet me Iranin, dhe kërkesa e presidentit Donald Trump që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit të saj, transmeton Klankosova.tv. Gazetari Sokol Brahaj, në emisionin “Kosova Today”, deklaroi se ka pak kohë që Trump ka mbërritur në kryeqytetin e Turqisë, ku është pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Nuk kemi parë një pritje kaq perfekte, një përgjigje kaq perfekte nga ana e Trumpit, si me qenë dy vëllezër, si me qenë dy miq, e cila është shumë domethënëse për këtë samit, ku dihet që Trumpi me të gjithë liderët e NATO-s janë të zier me njëri-tjetrin”, u shpreh Brahaj në Klan Kosova.