Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca në takim me Terras, temë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE

NULL NULL
07.07.2026 13:29

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, procesin e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe e falënderoi Terras për angazhimin e tij në raport me zhvillimet në vend.

Në këtë drejtim, ai theksoi rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim”.

Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE”, theksohet më tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

lajme të ngjashme