Arrestohet 15-vjeçarja që dhunoi shoqen në Fier, dërgohet në një institucion të shëndetit mendor NULL NULL 07.07.2026 11:28 07.07.2026 11:28 Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe interesimit të lartë të opinionit publik lidhur me videon e publikuar për një ngjarje të ndodhur më 8 qershor, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë sqarime mbi veprimet e ndërmarra nga autoritetet për rastin e dhunimit të një 17-vjeçareje. Sipas Policisë, më 8 qershor, e mitura është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj, ku ka denoncuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje, L. L., nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Pas kallëzimit, sipas njoftimit, strukturat e Policisë Fier kanë nisur menjëherë veprimet procedurale dhe hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, duke mbledhur të dhëna dhe duke marrë në pyetje personat e përfshirë në ngjarje. Gjatë hetimeve janë shoqëruar në Komisariat 19-vjeçarja L. L. dhe dy 15-vjeçaret, të cilat, sipas Policisë, kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, më 9 qershor, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndaj tre shtetaseve të përfshira. Ndërkohë, më 28 qershor, njëra prej 15-vjeçareve është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Arrestimi erdhi pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj dhe kishte pësuar dëmtime fizike. Pas procedurave ligjore dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.