Një ditë pas raportimit të Klanit, fillon largimi i mbeturinave midis QKUK-së NULL NULL 07.07.2026 10:47 07.07.2026 10:47 Foto nga Klan Kosova Largimi i mbeturinave në hapësirat e QKUK-së tashmë ka filluar. Vetëm një ditë pas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka lidhur me këtë problematikë, punëtorët kanë dalë në terren dhe po merren me zgjidhjen e telashit, transmeton Klankosova.tv. Për më tepër, në këtë ambient problem për pacientët paraqitet edhe rrjedha e kanalizimit. E pacientët që kalonin kah kjo zonë kanë deklaruar se kjo gjendje nuk i shkon një qendre spitalore, andaj dhe kërkuan rregullimin e këtij ambienti të jashtëm sikur edhe mirëmbajtjen e tij. Kanalizim dhe plot mbeturina midis QKUK-së, për gjendjen ankohen pacientët (VIDEO)