Trump pritet t’i tregojë Turqisë se është gati të rivendosë aksesin në avionët F-35 NULL NULL 07.07.2026 10:02 07.07.2026 10:02 Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të sinjalizojë këtë javë në Turqi se është i gatshëm t’i shesë këtij shteti avionë luftarakë F-35. Kjo gatishmëri e presidentit të SHBA-së, siç raporton New York Times, pritet të bëhet gjatë samitit të NATO-s që mbahet në Ankara të Turqisë. Ky veprim do të ishte gjesti më i madh deri më tani nga Trump, i cili po udhëton për në Ankara për të marrë pjesë në këtë samit të Aleancës veri-atlanike. Trump e sheh presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan si një aleat të ngushtë dhe të dy vendet kanë gëzuar marrëdhënie më të ngrohta që kur Trump u rikthye në detyrë vitin e kaluar. Mbetet e paqartë se si saktësisht planifikon Trumpi që të anashkalojë ndalimin e Kongresit për shitjen e avionëve luftarakë. Trump e kishte ndaluar Turqinë të blinte avionët F-35 të prodhuar në Amerikë në vitin 2019, pasi vendi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore të quajtur S-400.