Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bënin gara me vetura, dy shoferë dënohen me nga 500 euro në Gjakovë

NULL NULL
07.07.2026 11:06
Foto ilustrim
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka ndërmarrë masa për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë me automjete, si pjesë e angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve dhe veprimeve operative është arritur të parandalohen gara të shpejtësisë në rrugët e qytetit të Gjakovës. Si pasojë, ndaj dy shoferëve  janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me Ligjin për Trafikun Rrugor, transmeton Klankosova.tv.

Dy shoferët janë dënuar me nga 500 euro gjobë, 5 pikë negative, si dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj.

lajme të ngjashme