Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëgjohen shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit

NULL NULL
07.07.2026 10:21

Disa shpërthime janë dëgjuar të martën në kryeqytetin sirian, Damask, pranë hotelit ku pritej të qëndronte presidenti francez, Emmanuel Macron.

Rrugët janë bllokuar dhe janë marrë masa sigurie pas shpërthimit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Një dëshmitar i ka treguar Reutersit se dëgjoi shpërthime në afërsi dhe u pa tym që po ngrihej.

Presidenti francez është udhëheqësi i parë i rëndësishëm i BE-së që viziton Damaskun prej kur është rrëzuar presidenti sirian, Bashar al-Assad. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme