Sonte derbi Peja-Bashkimi, Ylli pret klubin tjetër prizrenas NULL NULL 26.02.2025 13:33 26.02.2025 13:33 Sonte zhvillohen dy ndeshje të mbetura të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll. Nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli luan kundër Proton Cable Prizrenit, lojë kjo që transmetohet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 2, me komentimin e Ulpiana Emrës. Në të njëjtin orar luhet derbi mes Pejës dhe Bashkimit që jepet në Sport 3 në komentimin e Agon Fehmiut. Ndërkaq, nesër luhet ndeshja tjetër, midis Borës dhe Trepçës.